Sindi gjen dashurinë jashtë “Përputhen”

Sindi, një nga vajzat më të komentuara të “Përputhen”, pas mbarimit të emisioni është shprehur e penduar që nuk ka patur më shumë takime me një nga djemtë konkurrentë. Bëhet fjalë për Blerimin, me të cilin Sindi ka postuar së fundmi një foto ku të dy duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Kështu Sindi ka zbuluar se ajo dhe Blerimi po njihen jashtë programit. Madje mbrëmjen e djeshme ata ishin për darkë dhe Sindi nuk ngurroi ta tregonte se po ia kalonin shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Na duheshin edhe disa takime të tjera”-shkroi Sindi krah fotos me Blerimin teksa ky i fundit e quajti “diamant që bën dritë”.