Si e gjeti ky Shën Valentin Megi Pojanin? Flet moderatorja: Isha me temperaturë, më ka ndenjur pranë…

Megi Pojani është përfolur prej shumë kohës se është në një romancë me futbollistin e njohur Endri Çekiçi.

Moderatorja ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku u pyet se si e kishte gjetur këtë vit festa e Shën Valentinit. Megi u përgjigj duke treguar se ka qëndruar në shpi pasi ishte e sëmurë duke lëmë kështu të nënkuptohej se nuk preferon të ndajë për publikun asnjë detaj nga jeta e saj private.

“Ky Shën Valentin më gjeti duke parë “Big Brother-in” sepse nesër kisha “Fun Club-in”. Apo ishte të martën Shën Valentin-i? Kam qenë me 39 temperaturë, më kanë ndenjur afër motrat e mia. Nuk do nxjerrësh asgjë nga unë, edhe nëse do ishte elektrike kjo karrigia”– u përgjigj Megi.

Por ajo u ngacmua sërish nga moderatorja e cila e pyeti Megin për “çështjet e zemrës” por kjo e fundit sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

“Më kanë thënë që sot jam e ftuar për të folur vetëm për “Fun Club-in”, jam shumë profesionale”-tha ajo.

Kujtojmë se disa javë më parë, Endri Çekici ishte e ftuar në “TAR” ku u pyet edhe për jetën private, sidomos pas thashethemeve për të dhe Megin.

Futbollisti tha asokohe se për momentin, statusi i tij është “i komplikuar”. Më tej ai pranoi gjithashtu se emisioni i tij i preferuar këto kohë ishte “Big Brother VIP”, ndërsa përsa i përket “Big Brother Fan Club” i cili moderohet nga Megi, futbollisti tha se e ndjek sa herë që ka mundësi.