Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori i njohur italian Ivano Marescotti!

Fatkeqësisht pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori i njohur italian Ivano Marescotti. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Santa Maria delle Croci në Ravenna, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Për pak më shumë se një vit ai kishte vendosur të linte profesionin e tij të aktrimit për t’iu përkushtuar me kohë të plotë “Theatre Accademia Marescotti”, shkollës së tij teatrore me qendër në Ravenna. I ndjeri ishte kthyer për të jetuar në qytetin e tij të lindjes, Villanova di Bagnacavallo, ku një vit më parë, më 28 mars 2022, u martua me partneren e tij Erika. Ai ka lënë pas një vajzë.

I lindur në vitin 1946 në Villanova, pasi mbaroi shkollën artistike Nervi-Severini në Ravenna, ai punoi për 10 vjet në zyrën e urbanistikës së Komunës së Ravenës. Ai shpesh bënte shaka për këtë aspekt, duke nënvizuar se ka ardhur vonë në karrierën e tij të aktrimit. Ai mori vendimin në 1981, duke dhënë dorëheqjen dhe duke ndërmarrë veprimtarinë teatrore.

I ndjeri punoi ndër të tjera me Leo de Berardinis, Marco Martinelli. Në vitin 1989, takimi me Silvio Soldinin dhe pjesëmarrja e tij në filmin ‘L’aria serena dell’Ovest’ e bindi t’i përkushtohej kryesisht kinemasë. Ai ka luajtur në mbi 50 filma, duke punuar me regjisorë si Anthony Minghella, Ridley Scott, Roberto Benigni, Marco Risi, Pupi Avati, Sandro Baldoni, Maurizio Nichetti, Carlo Mazzacurati, Antonello Grimaldi dhe Klaus Maria Brandau.

Top Albania Radio