Shuhet gruaja më e vjetër në botë, cili ishte sekreti ushqimor i 124-vjeçares

Gruaja më e vjetër në botë, Francisca Susano ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçare. Ajo ishte personi i fundit i gjallë që lindi në shekullin e 19-të.

E lindur dhe e rritur në Filipine, ajo njihej me dashuri si Lola. Ajo vd iq në shtëpinë e saj në Kabankalan në provincën e Negros Occidental.

Megjithatë, shkaku ende nuk është përcaktuar. “Lola Iska do të mbetet gjithmonë frymëzimi dhe krenaria jonë”, tha kryebashkiaku Pedro Zayco.

Ajo kishte tejkaluar me dy vjet mbajtësen e mëparshme të rekordeve botërore Guinness, Leanne Calment.

Në një intervistë, ajo kishte treguar se sekreti i saj për një jetë kaq të gjatë është një dietë e përbërë kryesisht nga perime, me pak mish dhe pa mish derri.

Pas ditëlindjes së fundit të Lolës, politikani Rodolfo Ordanes kishte paraqitur një peticion duke i kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve t’i jepte asaj 15,000 £ në njohje të ‘arritjes së saj se madhe’.

E lindur në shtator 1897 – një vit para se Spanja t’i jepte kontrollin e Filipineve SHBA – Susano ishte personi i fundit i mbijetuar në botë që lindi në shekullin e 19-të.