Shtatë çiftet që përcollën elegancë në tapetin e kuq të “Oscars 2021”

“Oscars 2021” u mbajt dy muaj me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye, ata që morën pjesë nuk u përmbajtën kur erdhi puna për të sjellë stilin dhe shkëlqimin që kërkon rasti.

Mes VIP-ave që kaluan në tapetin e kuq, u vunë re edhe shumë çifte që rrëmbyen vëmendje me elegancën e tyre, përfshirë Carey Mulligan dhe Marcus Mumford, si dhe Halle Berry dhe Van Hunt, shkruan “Hello Magazine”.

Ngjarja u mbajt në dy vende në Hollywood: “Teatri Dolby” dhe “Union Station” në Los Anxhelos, ndërsa të nominuarit britanikë u mblodhën në “BFI Southbank”, duke iu bashkuar shfaqjes përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Carey Mulligan dhe Marcus Mumford

Halle Berry dhe Van Hunt

Leslie Odom Jr. dhe Nicolette Robinson

Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher

Steven Yeun dhe Joana Pak

Viola Davis dhe Julius Tennon

Riz Ahmed dhe Fatima Farheen Mirza