“Shpërthime surprizë, ju ka nën kontroll…”, si ta kuptoni se keni në krah një partner narcist

Manipulimi dhe narcisizmi janë terma me peshë, por edhe cilësi që shumë njerëz i kanë.

Por, për të gjithë ju që nuk jeni të tillë, ekspertët kanë disa këshilla në mënyrë që të mos bini pre e manipulimeve, sidomos në një marrëdhënie romantike.

Ekzistojnë 11 taktika të manipulimit dhe narcisizmit:

‘Bum lëvdatash’

Në fillim të marrëdhënies, njerëzit manipulatorë dhe narcistë përpiqen t’ju lavdërojnë tërë kohës, ndoshta dhe t’ju mbushin me dhurata. Kujdes, është një mënyrë për t’ju tërhequr drejt vetes akoma pa e njohur mirë. Nuk është shumë normale dhe të thuash “Të dua” apo të marrësh dhurata të shtrenjta disa ditë pas njohjes

“Konfuzioni”

Kur e kapni në gënjeshtër, mbrohet duke e hedhur fajin tek ju! Një person narcist do ju bëjë gjithmonë të hamendësoni mbi veprimet tuaja, ndërkohë që në fakt ju s’keni bërë asgjë gabim

“Kërcënimet”

Njerëz manipulatorë e narcistë bëjnë dhe deklarata kërcënuese të tipit: Nëse nuk e bën këtë gjë, unë do lëndoj veten. Ai/ajo ju bën përgjegjës për lumturinë e saj/tij.

“Ti s’mund të jesh vetvetja”

Një narcist gjithmonë do luftojë t’ju nxjerrë nga vetja, pra të shkoni vetëm sipas qejfit të tyre. Ata janë kritikë dhe përpiqen të kontrollojnë çdo gjë tek ju, çfarë vishni apo si silleni në publik.

“Izolimi”

Një partner narcist, do e ngushtojë aq shumë rrethin tuaj të miqve sa nuk do dini se ku jeni në raport me njerëzit e tjerë. Ata shpesh e bëjnë këtë gjë për të shkuar drejt ndarjes, dhe për t’ju fajësuar ju për këtë gjë. Përdorin fraza të tipit: “Askush nuk të njeh si unë” ose “po të më doje nuk do dilje me shokun”.

“Ju vjedh suksesin”

Në rast se keni arritur diçka në punë përshembull, një partner narcist do përpiqet të gjejë mangësi dhe aty, duke kritikuar. Ata justifkohen duke thënë se po përpiqen “t’ju mbajnë me këmbë në tokë”.

“Merr vendime për ju”

Edhe në rast se ti je shumë i qartë me veten dhe zgjedhjet e tua, një partner narcist do ju bëjë konfuzë. Ata do vënë në pikëpyetje dhe njerëzit me të cilët shoqëroheni.

“Hedhin poshtë çdo ide tuajën”

Një partner manipulues mendon se ka gjithmonë të drejtë. Në çdo sugjerim apo ide, ata do ju bëjnë të ndiheni sikur s’keni asnjë opinion të hajrit. Kështu fitojnë kontrollin e plotë mbi ju.

“Përdorin të shkuarën”

Një partner narcist do përdorë gjithmonë një argument, cilado qoftë situate për të dalë sa më mirë në atë diskutim. Përshembull edhe nëse ua ka premtuar që nuk do e përmendë kurrë diçka, do e risjellë kur i leverdis.

“Nuk i marrin në konsideratë shqetësimet”

Nëse jeni i stresuar apo keni ndonjë problem shëndetësor, ata do përpiqen t’ju bindin se s’ka asgjë që s’shkon me ju dhe do e bëjnë gjithçka të duket si produkt i imagjinatës tuaj.

“Shpërthime pa sens”

Një narcist ka tendencën të lidhë bashkë dy gjëra pa pikë lidhje me njëra-tjetrën si e si vetëm të shkojë tek vetja dhe të të bëjë të ndihesh keq në situata të caktuara. Kanë shpërthime të papritura, kur shohin se nuk kanë vëmendjen e duhur. Dhe ju përfundoi duke u shpjeguar në çdo gjë./tvklan.al