Shpat Kasapi tregoi si u ndje pas martesës së Afërdita Dreshaj, dhe të gjithë qeshën

Shpat Kasapi ishte i ftuar tek ‘Shiko Kush Luan’. Sigurisht që pyetje për ish të dashurën e tij, me të cilën pati një lidhje disa vjeçare ishin të pritshme për të. Në lojën e fundit “Ndaje ose pije” Shpati u pyet se çfarë ndjeu kur dëgjoi për martesën e Afërdita Dreshaj. Përgjigja e tij shkaktoi të qeshura në studion e “Shiko kush luan”, sipas Prive. Ai tha se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh që Aferdita u martua. Nëse një pjesë e madhe e personazheve të njohur evitojnë çdo pyetje në lidhje me ish-ët, Shpati nuk e pati aspak të vështirë të fliste për të edhe në pjesë të tjera të emisionit.