Shefi i Urgjencës Kombëtare: “Piku ka qenë me 8 mijë telefonata në ditë, po shohim sinjale pozitive”

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar së Covid-19 është i egër si virus por se nuk ka vend për panik. Në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”.
Ai ka treguar se po u infektove, s’do të thotë se do humbësh jetën.
“Jam mirë. Mbas kaq ditësh, sëmundja e bëri rrugën e saj dhe ja dolëm me ndihmën e njerëzve dhe të Zotit. Tani do të bëjë tamponët, janë protokollet e caktuara që në fillim. Në Shqipëri përmasat janë të vogla krahasuar me vendet e tjera, kjo falë masave. Sot, lehtësimi i masave duhet të jetë objektivi kryesor. Sëmundja është më e egër se sa gripi. Sëmundja nuk zgjat 4-5 ditë, por më shumë. Nuk ka vend për t’u shqetësuar kaq shumë se po të zuri koronavirusi do të vdesësh, nuk është e vërtetë. 75% e personave nuk shfaqin fare simptoma. Në fillim, kam përdorur terapi simptomatike, antibiotikë, paracetamoli, vitaminë, lëngje”, u shpreh Brataj.
Ai u shpreh se më tej se në ditët e para, pasi u përhap COVID-19, në urgjencë mbërrinin 8 mijë telefonata në ditë. “Piku ka qenë me 8 mijë telefonata, ndërsa sot jemi në 1 mijë thirrje. Për fat, po shohim sinjale pozitive edhe nga Italia dhe vendet e tjera, pasi ne jemi të varur edhe nga këto shtete që na rrethojnë për masat, pasi jemi të rrezikuar”, tha ai.