Seksi dhe qyteti/ Balerinë lakuriq në majë të ndërtesave të larta të New York-ut

Fotografi Omar Z. Robles fotografoi 11 balerinë lakuriqë mbi çatitë e New York. Ai i kërkoi balerinëve të tregonin historitë e tyre përmes gjuhës së trupit. Serinë e këtyre fotografive Omar e quajti “Bare Sky Dance”. Balerinë të zhveshur në majë të çative të New York për shkak… Ja si u shpreh ai në lidhje me këto foto: “Zakonisht kam fotografi valltarësh në rrugë, por mendova se çatitë do të ishin një kthesë interesante, ndërsa do të siguronin intimitet në momentin e fotografimit,”, tha 37-vjeçari. “Trupi i zhveshur flet për ekzistencën tonë të brishtë, por mistike dhe të këndshme. Ne kemi lindur lakuriq dhe ky ishte një akt i të zhveshurit që solli në jetë secilin prej nesh dhe të gjithë ne.”, shkruan Lajmshqip.