SAMI FRASHËRI: TË GJITHË E DUAN THJESHTËSINË, DISA E LAVDOJNË, PAK VETË E ZBATOJNË

Thënie të zgjedhura të Sami Frashërit:

– Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.

– Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij, morali i përgjithshëm.

– Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

– Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.

– Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.

– Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

– Të gjithë e duan thjeshtësinë, disa e lavdojnë, pak vetë e zbatojnë.

– Atë që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit.

ObserverKult