Salsanos i mbushet mendja të shfaqë vajzat dhe na duket kaq “cool” si baba

Salsano ja ka dedikuar mbrëmjen vajzave të tij dhe gjejeni çfarë, të voglat e kanë shprehur gjithë talentin në kokën e tij. Kanë marrë një penel e disa ngjyra dhe kanë nisur ta pikturojnë.

“Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar me shaka ai, duke lënë të kuptohet se të dyja vajzat kanë kontribuar në ngjyrimin e kokës së tij.

Salsano është një nga ata personazhe publikë që e mban shumë private jetën e tij personale, shmang intervistat dhe nuk ka pothuajse asnjë foto me vajzat e tij, Marg dhe Amal./revistawho.com