Sabiani i kthehet keq Monikes, tregon pse nuk shkojnë mirë

Monika, Sabiani dhe Iliri në fillim të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania” kanë krijuar një miqësi me njeri-tjetrin, e cila u duk se u kris në momentin që Monika zgjodhi të mos shpëtojë Ilirin në një nga zinxhirët e shpëtimeve.

Kjo gjë e ka prekur shumë Sabianin, i cili i ka dalë në mbrojtje Ilirit, duke e quajtur Monikën si “tradhtare” në një nga “PRIME”-t duke e akuzuar se po bënte lojë vetëm për të arritur në finale.

Ndërkohë, në një nga intervistat e saj pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika ka deklaruar se i ka bërë ‘block’ këngëtarit. Ky i fundit ka reaguar lidhur me këtë gjë gjatë një interviste në “Shqipëria Live”.

Ai zbuloi se ishte ai i cili i ka bërë ‘block’ i pari aktores. Ai tha gjithashtu se Monikës i është dukur ‘si bombë’ fjala e Sabianit, pasi sipas tij, ajo ndihej në faj.

“Monika ‘block’-un e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori ‘block’ aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.

I është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vërteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.”