Rudina Magjistari rikthen fustanin ikonë të Parashqevi Simakut/ Kujt i shkon më shumë?

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari është shfaqur në programin e së premtes “Rudina në “Tv Klan”, e veshur krejt rastësisht si Parashqevi Simaku, në festivalin e 27-të në RTSH, në vitin 1988.

Fustani ikonik i festivaleve shqiptare, me mëngët e fryra, jaka në formë V-je dhe ngjyra rozë, na riktheu në memorie veshjen simbol të këngëtares së njohur të viteve ‘80-të, me të cilin performoi “E duam lumturinë”.

Rudina na nxori mallin e yllit të muzikës shaiptare, por në versionin e biondes sharmante me fustanin e veshur nga Parashqevia brune në performancën e paharrueshme. Kënga e para 3 dekadave “E duam lumturinë”, me tekst të Agim Doçit është përkthyer nga Mira Meksi e Robert Shvarc, dhe sot mbrohet nga UNESCO.