Rudina Magjistari flet si rrallëherë për vajzën e saj

Rudina Magjistari ka folur pasditen e sotme si rrallëherë për vajzën e saj, Mia.

Në programin e saj është folur për vënien e emrave dhe historinë që qëndron pas tyre. Moderatorja ka rrëfyer një moment shumë të rëndësishëm për të dhe vajzën e saj Mia.

Ajo tha se pavarësisht se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë ndodhej në Zvicër, erdhi në Tiranë për ta lindur Mia-n, pasi donte “që gjithë jetën e saj ajo ta kishte Tiranën me vete”.

“Unë përshembull me emrin e vajzës time, kam pasur një click, ngjiti menjëherë, m’u duk vërtet sikur ishte emri i saj, ishte emri më i përshtatshëm. Për mua mendoj që ishte perfekti. Kjo është personale, po meqë po rrëfeni ju, po rrëfej dhe unë. Muajt, pjesën e dytë të themi të shtatzënisë nuk e kam kaluar në Shqipëri, por kam qenë në Zvicër me bashkëshortin tim.

Për ta kaluar atje, isha pak më e qetë, me programin e kisha mbyllur dhe isha e lirë. Kisha mundësinë ta lindja dhe aty, se ka plot çifte që preferojnë ta lindin jashtë, ndoshta për hir të nënshtetësisë etj etj. Kam ardhur vetëm këtu, sepse doja që ta lindja në Tiranë. Doja që gjithë jetën e vet në pasaportë ta kishte vendlindjen Tiranë. Jetën këtu do ta ndërtonte, por të ardhmen nuk i dihet ku do shkonte, të studionte. Jeta është një e panjohur për të gjithë, por doja që lidhjen ta kishte me Tiranën, njësoj si emri, unë e kisha me vendlindjen. Kam ardhur për ta lindur vetëm që ta kishte gjithë jetën e vet Tiranën me vete”, rrëfeu Rudina.