Rozana Radi rikthehet seriozisht në muzikë: Vite pa realizuar një videoklip të këtyre përmasave

Me një foto krah Stines, Rozana Radi ka treguar se xhirimet për këngën e cila e riktheu në muzikë kanë përfunduar.

“Vite pa realizuar një videoklip të këtyre përmasave. U desh një melodi e bukur një shoqëri e cila më mbështet gjithmonë për të mos u tërhequr nga asgjë dhe ja ku jemi, në fund të një projekti i cili pret vetëm të dëgjohet nga ju,” ka shkruar Rozana në fotot ku shfaqet gjatë xhirimeve.

Ky është bashkëpunimi i radhës për Stinen, i cili disa javë më parë solli “Andiamo” me Getoar Selimin, ndërsa për Rozanën është projekti muzikor që e ka rikthyer pas kaq vitesh./revistawho.com