Ronaldo nuk është më as “mbreti i palestrës” te Mançester Junajtid, fronin ia rrëmben Kasemiro

Kristiano Ronaldo është detyruar të kalojë në plan të dytë te Mançester Junajtid dhe jo vetëm në fushën e lojës. Portugezi, i cili nuk po aktivizohet rregullisht nga Erik ten Hag, ka humbur edhe një titull të cilin ai e mbante më shumë krenari, atë të “mbretit të palestrës”.

Ronaldo i përkushtohet shumë fizikut të tij dhe përgatitja e kishte bërë që të ngrintë në shpatulla pesha deri në 250 kilogramë në ushtrimet që kryheshin, si askush tjetër në klub. Kjo zgjati derisa u shfaq miku i tij Kasemiro.

“Daily Star” raporton se braziliani ka përmirësuar me 50 kilogram peshën e Ronaldos me shumë lehtësi, duke e bërë ushtrimin të duket tepër i thjeshtë. Kështu, ai ka rrëmbyer titullin e “mbretit të palestrës” te skuadra angleze për t’i dhënë një tjetër goditje egos së Ronaldos për të cilin duket se asgjë nuk po shkon siç duhet në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL