Robert Berisha me sozi, njihuni me kopjen e muzikantit në Gjermani

Edhe muzikanti i njohur nga Kosova Robert Berisha ka një sozi, një djalë që është kopja e tij dhe të cilin madje ai e ka takuar. Kopja e tij quhet Burhan Sadiku, është 27 vjeç dhe jeton në Gjermani. Profesioni i tij nuk ka lidhje me muzikën, por duke qenë se të gjithë i kanë vënë në dukje ngjashmërinë me Robertin, ai ka shkuar në koncertet e tij dhe ka bërë foto me artistin. Edhe pse Roberti 41-vjeçar është disa vite më i madh në moshë se Burhani, kjo diferencë vitesh nuk bie fare në sy, pasa ata duket vërtet si vëllezër binjakë./Story.al