Robbie Williams shet pothuajse të gjitha pronat, tani as nuk e di ku do banojë

Këngëtari anglez, Robbie Williams, tashmë është duke u ndeshur me problemin e banimit, kësisoj, ai mbase s’ia ka idenë se ku do të jetojë me familjen e tij pasi ka shitur shumicën e pronave.

Ylli i hitit “Angels” shiti shtëpinë e tij në Wiltshire për 6.75 milionë funte në janar dhe javën që lamë pas, Williams ia ka shitur edhe rezidencën e tij luksoze në Los Anxhelos, rep artistit të famshëm, Drake, shkruan The Sun.

Robbie, 48 vjeç, ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij Ayda Field, 42 vjeçe dhe katër fëmijët e tyre Theodora, Charlie, Colette dhe Beau tani po përpiqen të gjejnë se ku të shkojnë.

“Ne në fakt nuk jemi askund. Ne nuk kemi një vendbanim tani, ne kemi shitur pothuajse kudo, ne nuk jetojmë askund dhe po përpiqemi ta kuptojmë”, ka thënë Robbie.