Rihanna flet për momentet e para si nënë: ‘Një çmenduri’

Ndërsa pret fëmijën nr. 2, Rihanna reflekton mbi ditët ‘e çmendura’ të mëmësisë.

Fituesja e Grammy-it iu referua jetës me djalin e saj të vogël si një “headf-k” (që do të thotë: çmenduri) në një intervistë për Vogue.

“Ti nuk fle. Aspak”, kujton këngëtarja shtatzënë, 34 vjeç. “Edhe sikur të doje të flije.”

“Ti je thjesht një mumje në pjesën më të madhe të kohën,” shpjegoi ajo. “Ti thjesht bën lëvizje, dhe madje edhe je shumë paranojake.”

Këngëtarja, e cila ende nuk ka zbuluar emrin e djalit 9-muajsh me A$AP Rocky, tha se ata nuk kishin “askënd” për t’i ndihmuar pasi ajo lindi në maj të vitit 2022.

“Ishim vetëm ne si prindër dhe foshnja jonë,” tha Rihanna.

“Ti mendoje, ‘Si ata na besuan ne të ktheheshim në shtëpi vetëm me këtë fëmijë? Kjo jetë e re? Me ne? Pa mjekë, pa infermierë, ne thjesht po shkojmë në shtëpi?’”

Pavarësisht nga frika e saj fillestare, këngëtarja e konsideron prindërimin si një rol “legjendar”.