Reperi i njohur i jep fund beqarisë, publikon foto nga dita e tij e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij. Ai ka publikuar një foto të duarve ku duken unazat dhe krah saj ka bashkangjitur datën domethënëse.

“05.03.2020”, ka shkruar Gold Ag duke e shoqëruar me disa emoji zemrash. Urimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, ndonëse deri më tani reperi nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth vajzës që ka zgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tij.

Kujtojmë se Gold Ag ka sjellë herë pas here projekte të ndryshme në skenë, duke treguar dhe se është një djalë mjaft patriot me produksionet e tij muzikore dedikuar Shqipërisë./revistawho.com

View this post on Instagram

❤️❤️ 05.03.20 💎💎

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on