Reali gjen zëvëndësuesin e Modric

Pavarësisht se qëndrimi i Luka Modric në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është vulosur edhe për sezonin e ardhshëm drejtuesit e Real Madridit janë koshientë se nuk do të mund ti plotësojë edhe për shumë vite kërkesat e Zinedine Zidane . Pjekuria dhe loja e kroatit mbeten një gur i çmuar për funksionimin e duhur të mesfushës kryeqytetase por 35 vitet mbi supe e eklipsojnë disi figurën e tij pavarësisht eksperiencës së madhe të akumuluar në tërë këto vite . ‘’ Los Blancos ‘’ kanë mundur të spikasin një lojtar të paprekshëm në skemat e Antonio Contes . Flitet për Nicolo Barrellan i cili këtë sezon ka shpalosur një rendiment për tu mbajtur mend gjatë me zikaltërit dhe e ka ndihmuar mesfushën për të qenë më efikase gjatë ndeshjeve .

24 vjeçari deri më tani është aktivizuar në 80 ndeshje me Interin , ka shënuar 7 gola dhe ka kontribuar me 18 asiste për shokët e tij duke i bërë drejtuesit e 18 herë kampionëve të Serisë A të ndihen krenarë për transferimin e tij në merkaton e verës së 2019-tës nga Cagliari . Aktualiteti në të cilin ndodhet Interi ka gjeneruar një entuziazëm shumë të madh si tek lojtarët ashtu edhe tek drejtuesit sepse është vetëm pak javë larg titullit të munguar për 11 vjet në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ i cili do të jetë i 19-ti në historinë e tij .

Ky skenar parashikohet se mund të rezultojë me një shtrëngim duarsh për arsyen e relatave të shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve sepse në të kaluarën akorduan kalimin e Achraf Hakimit në Itali. Per talentin nga Cagliari fjalët do të ishin të tepërta dhe me këtë interes mund të thuhet pa dyshim se vlerat e padiskutueshme dhe kompromisi i paluhatur në fushë tashmë e kanë dhënë rezultatin e pritur .