Puthje në buzë në sy të të birit, aktorja: Ja si reagoi kur më pa tek puthesha… (VIDEO)

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është komedia e cila po shfaqet në teatër dhe duket se suksesi i kësaj shfaqje është e lidhur ngushtë me mesazhin që synon të pëcjellë nëpërmjet batutave dhe humorit.

Nëpërmjet skenave komike kjo komedi prek realitetin mes pushtetit dhe korrupsionit dhe nxjerr në pah ‘defektet’ e politikanëve.

Mes një kasti të përzgjedhur aktorësh ishte edhe Jorida Meta në rolin e gruas së ministrit, e cila në skenë shkëmben edhe puthje në buzë me Dritan Boricin, në shfaqje sekretari i ministrit.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli’, aktorja është shprehur se bashkëshorti I saj e ka pëlqyer ëshfaqjen, ndërkohë që I vetmi ‘kritikues’ ishte djali I saj.

Anteo vjen në teatër, e mora në prova, provën e parë e pa deri në fund, në të dytën duke bërë xhiro. Erdhi e pa bashkë me Kolin shfaqjen. E vetmja gjë ishte,  Më tha  të të bëj një pyetje: Tan Boriçi ty të puth në buzë? Nuk e pati për xhelozi, më shumë për kureshtje.I pëlqeu dhe tha dua të vij ta shoh prapë.” shprehet aktorja.

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” u ngjit në skenë nga regjisorja Elma Doresi dhe aktorët Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta, Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com