“Punojnë ndonjëherë këta njerëz”, Lei Kraja tregon për reagimin e të motrës kur shikon bar-kafetë plot në Shqipëri: Unë prandaj lashë Amerikën…

Moderatorja Lei Kraja nuk ndan të njëjtin mendim me motrën e saj për Shqipërinë. Miriam habitet kur shikon bar-kafenetë plot, ndërsa Leit i pëlqen shumë kjo gjë.

Ditën e djeshme e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ishte moderatorja sportive Lei Kraja së bashku me motrën e saj, Miriam.

Lei është zhvendosur në Shqipëri pasi moderon emisionin e sportit në ‘Digitalb’ ndërsa motra e saj jeton në Amerikë. Mirëpo duket se Miriam nuk ka të njëjtin mendim si Lei për vendin tonë.

Motra e moderatores habitet nga kafenetë të cilat janë të mbushura plot me njerëz, madje pyet se nëse punojnë ndonjëherë njerëzit këtu.

Lei me humor është shprehur se ajo për këtë arsye po jeton në Shqipëri, për kafet.

Unë për kafet erdha në Shqipëri. Miriami sheh kafet dhe thotë punojnë ndonjëherë këta njerëz. Jeta në Amerikë është më e kufizuar, punon më shumë. Nuk i ka pëlqyer jeta e shqiptarve”, tha Lei gjatë intervistës me Bieta Sulon.

(A.B)/Dosja.al