Publikohen pamjet ku Jasmina e “Për’puthen” dhe Ardian Bujupi shkëmbejnë puthje në buzë!

Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale ditë më parë ku Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi shiheshin shumë të afërt, bëri xhiron e rrjetit.

Të shumtë ishin ata që aluduan për një lidhje mes tyre bazuar në afrimitetin e treguar por më vonë u mësua se dyshen i ka lidhur një bashkëpunim.

Ish-konkurrentja do të jetë protagoniste në videoklipin e ri të këngëtarit me titull “U tranova”.

“Indeksonline” ka publikuar pamje të reja nga xhirimet ku shohim se dyshja do të na sjellin skena të nxehta në videon e re pasi shihen shumë të afërt madje në një nga pamjet duket se shkëmbejnë edhe puthje në buzë.