“Pse nuk e korrigjon numrin e syve me lazer?”, Fiori Dardha i sqaron të gjithë me këtë përgjigje

Publiku e ka parë gjithmonë me syze ndaj dhe gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka vendosur t’i sqarojë të gjithë pse nuk ka vendosur t’i heqë deri më tani.

Ajo ka treguar me anë të një postimi se njerëzit e pyesin shpesh se pse nuk e korigjon numrin e syzeve me lazer.

Fiori ka pohuar se tashmë syzet i kanë marrë hije dhe se nuk i pëlqen vetja pa to.

Dardha ka shtuar se ndihet aq rehat me to sa nuk i ka hequr as ditën e dasmës.

Siç duket ky është një vendim i Fiorit për të cilin nuk ka se ç’të mendojë dy herë, pasi ndihet shumë mirë.

Kujtojmë se prej kohësh gazetarja drejton programin investigativ ‘Boom’ në ekranin e ‘Ora News’ së bashku me kolegen e saj, Rozana Radi.

revistawho.com