Prishi kontratën me Njukasëllin, drejtuesit e Milanit në sulm për ish-mbrojtësin e Palermos

Merkato në hyrje e Milanit mund të mos jetë mbyllur ende. Ashraf Lazar, ish-mbrojtësi i Palermos ka prishur kontratën e tij me skuadrën e Njukasëllit dhe tani mund t’i bashkohet çdo klubi. Anësori maroken, i monitoruar nga drejtuesit kuqezi, mund të jetë zëvendësuesi ideal i Teo Hernandez në korsinë e majtë.

Pas Manxukiç, Meites dhe Tomorit, Milani dëshiron të bëjë “poker” në merkato për të plotësuar edhe pjesëzën e fundit të listës së lojtarëve të Stefano Piolit.

Me Diogo Dalot që preferon të kalojë nga e djathta, mungon një zëvendësues i Teo Hernandezit në të majtë dhe një lëvizje me kosto të ulët do ta pranonte me shumë dëshirë dhe vetë Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL