Pra, siç mund ta shihni, Rihanna është vërtet shtatzënë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin A$AP Rocky dhe fotot e para u publikuan duke gëzuar gjithë fansat e saj.

Çifti u pa duke shëtitur në New York të premten dhe këngëtarja e tregoi barkun e rrumbullakosur me krenari. Megjithëse temperaturat ishin të ulëta, Rihanna shfaqet teksa përqafon partnerin dhe e puthe, ndërsa barku duket përtej xhupit në ngjyrë rozë.

Xhupi i saj ka vlerën 8000 dollarë dhe mori shumë vëmendje, por jo më shumë se konfirmimi i lajmit që kishte kohë që qarkullonte.