Policia ndërpret në mes koncertin e Getoar Selimit, ja arsyeja

Reperi Getoar Selimi është një nga më të njohurit e të pëlqyerit në Shqipëri. Këngët e tij kthehen në hite si dhe kanë një numër të madh klikimesh në kanalin e Youtube. Gjithashtu ai është i pranishëm edhe në koncerte të shumta të organizuara në vende të ndryshme. E teksa së fundmi ka qenë duke performuar në një koncert, ai është përballur me një ngjarje të papritur. Policia ka bastisur ambientin dhe ka ndërprerë performancën e këngëtarit, duke bërë një kontroll brenda e më pas duke u larguar. Por të pranishmit nuk e kanë pritur aspak mirë ndërprerjen e koncertit dhe kanë kërkuar që të vendoset kënga “Kush na ka inatin”, shkruan Panorama Plus. Ata kanë kënduar dhe brohoritur nën tingujt e kësaj kënge, duke përshëndetur kështu policinë.