Plas skandali në Tik Tok/ Vidhen llogaritë bankare të përdoruesve

Probleme të mëdha sigurie në Tik Tok. Të dhënat personale të disa përdoruesve kanë përfunduar online. Madje bëhet fjalë edhe për llogaritë e PayPal.

Ekspertët po hetojnë si ka mundësi që kanë rrjedhur këto të dhëna që mesa duket janë marrë nga një grup hakerash të vetëquajtur “Kundër Perëndimit”.

Grupi i hakerëve dyshohet se ka pasur akses në një strukturë për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve të Tik Tok dhe WeChat. Të njëjtët hakerë më pas informuan për sulmin e tyre kibernetik.

“Stafi i sigurisë nuk gjeti asnjë defekt në sistem. Zbulimi i të dhënave nuk lidhet me një defekt në Tik Tok” – tha një zëdhënës i platformës kineze që tentoi të sigurojë përdoruesit. ©LAPSI.al