“Pjesa më e dhimbshme e jetës sime”- I vdiq gruaja 4 muaj pas dasmës nga kanceri, këngëtari rrëfen ngjarjen tragjike: Besoja se do shpëtonte

Jeremy Camp mendoi se jeta e tij ishte e përsosur derisa bashkëshortja e tij vdiq tragjikisht në moshë të re.

Ishte vetëm 23-vjeç dhe kishte 4 muaj i martuar kur bashkëshortja e tij, Melissa Henning, ndërroi jetë nga kanceri i vezoreve në moshën 21 vjeçare në vitin 2001.

“Ishte pjesa më e dhimbshme e jetës sime,”- tha këngëtari, tani 42 vjeç, për revistën People. “Unë besoja se ajo do shërohej dhe do ishim së bashku për një kohë shumë të gjatë.”

Historia e tyre e dashurisë por kthehet në një film të titulluar “I Still Belive” dhe bazohet në kujtimet e Camp.

Çifti u takua në vitin 1999 ndërsa studionin Biblën dhe ishin të pandashëm që nga ajo kohë derisa bashkëshortja e tij u nda nga jeta.

Këngëtari u shpreh se kjo gjë nuk lëkundi besimin e tij tek Zoti, duke thënë: “Në vend që të zemërohesha me të dhe ti ktheja shpinën, kjo gjë më bëri më të fortë.”

Henning dëshironte që Camp të vazhdonte me aspiratat e tij muzikore dhe ai e bëri këtë gjë. Deri tani ka shitur rreth 5 milionë albume.

Camp është babai i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Adrienne, 38 vjeç, e cila është gjithashtu këngëtare.

Ndërsa pyetjes se çfarë mendon Henningen për filmin, ai u përgjigj: “E di që është në parajsë dhe kjo e lumturon shumë.”