Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë, mësoni emrin dhe gjininë e bebit

Mëngjesin e sotëm një lajm shumë i bukur u bë i ditur nga jeta private e kantautorit, Pirro Çako.

Revista “Bordo” ka konfirmuar se artisti shqiptar është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij janë bekuar me një djalë të cilin e kanë quajtur Amadeus. Bebushi dhe mamaja e tij gëzojnë shëndet të plotë ndëkohë që çifti janë në qiellin e 7-të nga gëzimi.

Tashmë, djali i madh i Pirros, Anthony, nga martesa e Çakos me sopranon Inva Mula, është bërë vëllai i madh.

Pirro Çako gjithmonë është përpjekur ta ruajë jetën tij private me fanatizëm larg vëmendjes së medias. Rreth 2 vite më parë u zbulua lidhja e tij e re me bionden bukuroshe identiteti i të cilës ende nuk dihet. Ajo çfarë dihet deri tani është se vajza në fjalë është punonjëse në Gjykatën e Tiranës.

Top Albania Radio