Pique rregullon raportet me Shakirën, por i prish me Clara-n

Gerard Pique dhe Shakira kanë zgjidhur problemet e tyre në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre pas marrëveshjes së nënshkruar së fundmi.

Megjithatë, pikërisht kur dukej sikur të gjitha problemet e Pique më në fund u zgjidhën, del në dritë se ai ka disa gjëra për të zgjidhur me Clara Chia, partneren e tij aktuale. Sipas mediave të huaja së fundmi një takim romantik i tyre përfundoi me një grindje.

Programi ‘Y ahora Sonsole’ ka treguar se mes Pique dhe Chia nuk është gjithçka mirë. Sipas programit në Antena 3, “marrëdhëniet mes Pique dhe Clara Chia nuk janë aq perfekte sa duket”.

Në program janë komentuar fotot e fundit: “Çifti largohet nga një restorant të kapur për dore, por fytyra e Clara Chia-s tregon trishtim. Pique mban çantën e saj dhe duket se po i thotë diçka, por ajo, e vrenjtur, as nuk po arrin të shikojë fytyrën e tij”.