Për një javë nuk ka seks, modelet e njohura në zi për mbretëreshën Elizabeth!

Njerëzit vajtojnë në mënyra të ndryshme. Tre modele që po marrin pjesë në konkursin Miss BumBum në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan së fundmi se do të bëjnë një “agjërim seksi” për të nderuar mbretëreshën Elizabeth e cila ndërroi jetë javën e kaluar. Andréa Sunshine, modelja që përfaqëson Londrën, postoi deklaratën në Instagram për 150,000 ndjekësit e saj, duke thënë se:

Unë do të mbajë zi për një javë, do ta vendos veten në abstinencë seksuale për këtë kohë zie! Zoti e preftë në paqe shpirtin e saj.

Deklarata e saj u bë jehonë nga modelja e Mançesterit, Mikaelly, e cila postoi diçka të ngjashme:

Në zi për Mbretëreshën Elizabeth, do të qëndroj 1 javë pa seks.

Një modele e tretë, Bianka Cabral, gjithashtu ra dakord për këtë, duke u thënë ndjekësve të saj se dhe ajo do të qëndrojë një javë pa seks.

Rikujtojmë, se një fans mbretëror ka shpenzuar mbi 1000 paund duke bërë dy tatuazhe të mbretëreshës për të kujtuar mbretërimin e saj. Graham Wilson, 54 vjeç, ishte i pikëlluar nga vdekja e monarkes dhe donte t’i bënte nderimet e tij. Ai vendosi se mënyra më e mirë për ta bërë këtë do të ishte të bënte një tatuazh të ri, kështu ai doli me një dizajn që kishte dy imazhe të Mbretëreshës Elizabeth II në të, njëra nga koha kur ajo ishte më e re dhe tjetra nga fundi i mbretërimit të saj.

Top Albania Radio