Pasi e masazhoi, Romeo kapet “mat” duke i mbërthyer reçipetat Artës. Çfarë po ndodh mes dyshes? (VIDEO)

Dy nga personazhet e këtij edicioni të “Big Brother VIP” më të përfolur të këtyre ditëve kanë qenë dhe Romeo me Artën. Ndoshta kjo dhe prej ‘ngacmimeve’ që dyshja ka patur me njeri-tjetrin.

Arta është banorja më e re e formatit më të ndjekur e cila është bërë pjesë e shtëpisë vetëm tre ditë më parë.

Romeo në një moment është kapur ‘mat’ teksa i mbërthente reçipetat Artës. Kjo e fundit ishte duke bërë masazh tek aktori i njohur, i cili ka vendosur që të hapë një qendër masazhi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shumë dyshime janë ngritur brenda shtëpisë se Romeo mund të ketë një lidhje jashtë, por veprimet e tij me vajzat brenda shtëpisë nuk e mbështesin këtë gjë, kështu që, se çfarë do ndodhi në ditët në vazhdim mbetet për tu parë.

voxnews.al