Pas shkëputjes nga Top Channel, Kel Joti do t’i rikthehet mediave, këtë herë si drejtor i RTSH-së

Ish-drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i RTSH-së, me 7 vota pro nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pas drejtimit të QSUT për 4 vjet, Joti do të rikthehet sërish në botën e medias. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Joti ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike.

Sipas ligjit, ish-kreu i QSUT-së siguroi shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë procedurën statutore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik. Kandidatët në garë veç tij ishin Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.

Para Kel Jotit, postin e drejtorit të RTSH e mbajti për disa vjet Thoma Gëllçi, ndërsa pas arrestimit të tij provizorisht Martin Leka.

/News31