Pas Ronaldo-s, edhe Pogba dëmton rëndë një nga sponsorat zyrtarë

Paul Pogba, një tjetër yll i futbollit, bëri një veprim i cili peshon shumë mbi sponsorat zyrtarë të Euro 2020.

Pogba, një mysliman i devotshëm, u filmua duke lëvizur shishen e birrës Heineken nga tavolina, ndërsa do të jepte një deklaratë për mediat pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë të martën në mbrëmje.

Për myslimanët, alkooli është ‘haram’ ose i ndaluar, kështu që heqja e shishes nga ylli i Manchester United ka të ngjarë të jetë për shkak të mosgatishmërisë së tij për të mbështetur sponsorin.

Qëndrimi i Pogba vjen pasi Cristiano Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola të vendosura para tij përpara ndeshjes së Portugalisë kundër Hungarisë.

36-vjeçari i fiksuar pas shëndetit – i cili më parë ka thënë se irritohet kur djali i tij pi pije me gaz – i zhvendosi dy shishet larg karriges së tij, dhe tha portugalisht: ‘Pini ujë!’