Pas daljes çift nga “Për’puthen”, Ledjana konfirmon ndarjen nga Mevlani

Pikërisht kur të gjithë fansat e çiftit Ledjana-Mevlan ranë në “qetësi” pasi dyshja doli bashkë me një puthje në buzë nga “Për’puthen”, ish-konkurrentja njoftoi të papriturën. Episodi i djeshëm ishte me regjistrim dhe marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë. Ledjana ka lajmëruar përmes një InstaStory se ajo dhe Mevlani nuk janë bashkë pasi kanë zënë.

Bukuroshja 23 vjeçare theksoi se ata nuk kanë aktruar kurrë në program dhe çdo gjë ka qenë reale.

“Siç dhe ju e keni parë unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë ,por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni një shpjegim. Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë sms nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbështesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjatë gjithë këtij rrugëtimi kam patur një sjellje të tillë. Di të them vetëm diçka, aktor ose te vertete ne fund të ditës më tepër sesa ju që na mbështesni jemi ne të dy, unë dhe Mevlani ata të cilët lëndohemi dhe i përjetojme gjerat me keq, e di që shumica nga ju dëshironi që ne të jemi bashkë ama realiteti është se ne jemi thjesht kalimtarë në jetën tuaj,2 kalimtarë të cilët si bashkë si të ndarë një të nesërme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.Do keni kaq shumë halle a probleme sa që s’do keni kohë as për të menduar më për mua dhe Mevlanin.Po në fund të ditës kush lëndohet? Unë dhe ai. Pra, arsyeja përse e shpjegova kete është se si bashkë apo të ndarë asnjeri nga ne të 2 nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njesoj si ju dhe ndarjen e perjetojme me keq se ju. Ne s’kemi qenë pjesë e një filmi ku te kishim ndonje rol që duhej te putheshim në buzë apo duhej t’i bënim surpriza njëri-tjetrit. Kemi qenë pjesë e një reality show ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq. Gjithçka ka qenë dhe mbetet e vërtetë, por pjesa sesi ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush,” ka sqaruar Ledjana.

Kujtojmë se pak ditë më parë nisën edhe aludimet se raporti mes ish-çiftit ishte krisur pas thumbave të tyre në Instagram dhe kur u vu re se nuk ndiqeshin më në rrjetin social. /News31