Pas 3-vitesh lidhje, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare ndahet nga balerina e njohur

E jetuan historinë e tyre të dashurisë larg nga thashethemet, duke u përpjekur gjithnjë që të gëzonin lumturinë larg syrit të mediave e paparacit.

E me të njëjtën mënyrë, me shumë rezerva, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Christian Panucci dhe balerina e njohur, Samanta Togni, konfirmuan se lidhjes së tyre 3-vjeçare i ka ardhur fundi.

Panucci-2

Ka qenë Samanta ajo që ka konfirmuar thashethemet se kishte një krizë në marrëdhënien e saj me Christian. “Po, është e vërtetë. Jemi ndarë”, ka thënë ajo, pa shtuar asnjë detaj tjetër se pse ata morën një vendim të tillë.

Ata u njohën gjatë konkursit të kërcimit “Dancing with the stars” dhe u munduan ta mbanin sa më larg syrit të mediave romancën e tyre.

Christian-Panucci-1

“Nuk ndjej se duhet të jap deklarata të tjera”. Ka thënë shkurt balerina e njohur për “Di Piu”.

Ndërkohë kujtojmë se para lidhjes me Samanta-n, Panucci është divorcuar nga partnerja e mëparshme me të cilën ka qenë i martuar prej 9-vitesh dhe ka një djalë.