Pamjet e frikshme, aksidentohet rëndë komediani i njohur amerikan

Komediani i njohur Kevin Hart ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti me makinë, por fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në Malibu, ndërsa mësohet se në makinë bashkë me aktorin ishin dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Kevin-Hart-2

Sipas raportimeve, ishte shoferi i komedianit Jared Black, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Aksidenti ishte aq i rëndë sa makina duket komplet e shkatërruar.

Kevin-Hart-3

Hart po udhëtonte me makinën e tij, “Plymouth Barracuda”, të cilën ia kishte bërë dhuratë vetes për 40-vjetorin e lindjes. Makina është prodhim i vitit 1970./revistawho.com