Olta Gixhari shtatzënë, jep lajmin e bukur me një pozë hot me partnerin

Olta Gixhari ka dhënë lajmin e bukur nga Spanja, ku është karantinuar me të dashurin në shtëpinë e tij, se ajo së shpejti do të bëhet nënë.
“Mom and Dad” shoqëruar me tre zemra është statusi me të cilin aktorja ka shoqëruar foton ku shihet e shtrirë në breg të detit, duke u puthur plot pasion me të dashurin.
Aktorja menjëherë ka marrë urimet për lajmin e bukur se ajo është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë parë.
Vitin që lamë pas, Olta rrëfeu se ajo është në një marrëdhënie të bukur me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë, dhe se ka plan të martohet së shpejti./www.story.al