Olsi Bykyku bën deputimin e parë si këngëtar, Armend Rexhepagiqi s’i jep OK-in

Ndërsa është kthyer në një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun, Olsi Bylyku ka treguar se synon që të përfshihet edhe në tregun e muzikës. Aktori bashkë me Lorenc Hasramën prezantuan në “E Diela Shqiptare” këngën “Si të flas”, që u duartrokit nga publiku dhe juria.

Por një prej anëtarëve të jurisë që shtypi “butonin e kuq” dhe duket se pati një kritikë për këngën, ishte artisti Armend Rexhepagiqi. “Mua m’u duk artificiale, një këngë jo e kohës dhe repi nuk m’u duk i përfshirë në mënyrën e duhur”, u shpreh Rexhepagiqi, sipas Alpenews.

Pasi iu drejtua mikrofoni Olsi Bylykut për të shprehur reagimin e tij, aktori i humorit tha: “Nëse do isha këtu për humor do të kisha replikë, por muzika është ende një provë për mua. Ata vendosin këtu për këngën, faleminderit për kritikat dhe fjalët e mira!”.