Nuk keni parë asnjëherë nuse të tillë, dalin fotot nga martesa e papritur e aktorit të famshëm turk

Çifti i famshëm turk Baris Arduc dhe Gupse Ozay i kanë befasuar të gjithë duke u martuar papritur.

Aktorët i dhanë fund beqarisë pas gjashtë vitesh lidhje.

Nusja ishte veshur me një fustan të thjeshtë veror të shkurtër dhe një palë atlete. Ndërsa dhëndri ishte veshur me një këmishë të thjeshtë të bardhë, pantallona dhe këpucë.

Baris Arduc dhe Gupse Ozay u martuan në një ceremoni të vogël private, ndërsa të ftuar e vetëm ishin miqtë e tyre të ngushtë, që ishin edhe dëshmitarët e çiftit.

Ceremonia u zhvillua në një hotel në Cesme, ku ata ishin me pushime.

Ndërsa aktorët thanë se dasma do mbahet vitin e ardhshëm.

“Nuk mund të bëjmë dasmë pa familjarët tanë. Për shkak të situatës ku ndodhemi vendosëm që të mos e bëjmë dasmën tani por verën e ardhshme,”– thanë ata.

Ozay nga ana tjetër shtoi se morën vendimin për tu martuar brenda dy ditësh.

Baris Arduc i propozoi për martesë të aktores tre vite më parë.

Dy aktorët u takuan për herë të parë ndërsa luanin së bashku në filmin Deliha në vitin 2014.

/Panoramaplus.al