Nuk ekziston në YouTube/ Videoklipi i vjetër i Mozzik i bëri të gjithë të pyesin “Kush është ky?”

“Ku, ku, ku kush është ky?”-këndon Mozzik në një nga klipet e tij të para që jo shumë persona e kishin parë deri tani. Dhe “Kush është ky?” mund të kenë pyetur veten shumë njerëz kur kanë parë videon të qarkullojë në TikTok.

Aplikacioni më i përdorur i dy viteve të fundit na ka risjellë në vëmendje deklarata, këngë, filma emisione të vjetra duke i kthyer në trende. Për shembull, kënga e Noizyt ‘Nuk të përzura’ e publikuar mbi një dekadë më parë është kudo në TikTok dhe përdoruesit kanë krijuar mijëra video me të.

Dhe një nga trendet e fundit është videoklipi i Gramoz Aliut a.k.a Mozzik, i cili nuk ekziston në YouTube. Nga sa mund të kuptohet kjo video është shumë e vjetër, kur reperi nuk ka qenë ende i njohur. Mozzik shihet tullac dhe me stil krejt ndryshe nga sot, teksa po ashtu edhe kënga është ndryshe nga muzika e tij që njeh publiku.

Për shkak të moshës Mozzik duket se ende nuk e kishte gjetur habitatin e tij asokohe.

Reperi ditëve të fundit është komentuar shumë për jetën personale. Së fundmi, Mozzik ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje. ‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.