Nuk e mbështeti në këngën e re, Stresi bën veprimin e papritur ndaj Finem

Stresi disa ditë më parë publikoi këngën e tij të re me titull “Gang shit”, e cila duket se është bërë shkak që reperi të debatojë me Finem.

Ky i fundit nuk e ka shpërndarë këngën e re të Stresit në Instagram dhe si pasojë, reperi është mërzitur. Vet Stresi e ka hequr nga lista e shokëve Finemin dhe i ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë report.

“Report ju lutem se nuk ma ka bërë share këngën e fundit (vëllai i vogël)”?, ka shkruar Stresi.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, ai, Finem dhe Solo sollën bashkëpunimin “Për veti”. Po ashtu, ata kanë dhe këngën e titullur “Gazi n’fund”.