“Nuk donte të shkonte për ski, pastaj…”: Corinna rrëfen aksidentin e Schumacher dhe detaje private

Corinna Schumacher riktheu shiritin e kujtimeve, duke zbuluar një sfond të aksidentit në ski të Michael, në Meribel, në dhjetor 2013 dhe jetën private të Schumit. Një rrëfim intensiv dhe i thellë.

“Atë ditë më tha se bora nuk ishte optimale dhe se ne mund të ndryshonim destinacionin tonë dhe të shkonim në Dubai, pastaj … – shpjegoi gruaja e shtatë herë kampionit të botës në F1, në një dokumentar të prodhuar nga Netflix -. Asnjëherë nuk fajësova Zotin për atë që ndodhi. Ishte fat i keq. Në jetë nuk mund të kesh fat më të keq se kaq”.

“Ne jetojmë së bashku, ndjekim trajtimet, bëjmë gjithçka në mënyrë që Michael të jetë mirë dhe të përmirësohet – vazhdoi Corinna, duke mbajtur gjithmonë një lloj rezerve të caktuar për gjendjen shëndetësore të burrit të saj -. Ne duam që ai të ndiejë se familja është e bashkuar. Është e qartë se më mungon Michael çdo ditë, i mungon fëmijëve tanë, i mungon të gjithë familjes, të atit të tij, të gjithë atyre që e duan shumë – shtoi gruaja e Schumit -. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tij”.

“Nuk kisha menduar kurrë se diçka mund t’i ndodhte Michaelit – pranoi Corinna -. Por ne vazhdojmë të jetojmë jetën tonë. Është e rëndësishme që të vazhdojë ta shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur – shtoi ajo, duke rrëfyer disa detaje private të jetës së Schumit, si pasioni për makaronat dhe shakatë -. Ai na ka mbrojtur gjithmonë, tani na takon neve të bëjmë të njëjtën gjë”.

Në fund, hapësirë edhe për fjalët e Mick, djalit të shtatë herë kampionit të botës në F1. “Do të kisha shumë gjëra për të folur me babanë tim – shpjegoi ai -. Tani jam në Formula 1, mund të diskutonim për shumë gjëra. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për të qenë në gjendje ta kisha këtë mundësi”.