Një tjetër artist në familje: Për këngën e fundit Yll Limani ka bashkëpunuar me vëllanë e tij

Ylli Limani vjen nga një familje artistësh. Ylli është i biri i kitaristit të grupit legjendar ‘Minatori’, Mufail Limani. Grupi “Minatori” njihet si një ndër grupet më të njohura në Kosovë, të cilët janë dalluar edhe për tekstet e këngëve, të cilat vazhdojnë të mbeten të paharruara për shumë adhurues.

Mirëpo, duket se talentin dhe pasionin ai nuk ia ka trashëguar vetëm Yllit por edhe vëllait të tij më të vogël, Artit.

Ky i fundit ka krijkuar ‘beat-in’ e këngës së fundit të Yll Limanit që publikohet më 26 maj. Në një postim në Instagram vëllai i artistit shkruan “Kam bërë beat-in e kësaj kënge”. Teksa e ka rishpërndarë në profiling e tij, Ylli shton: “Bro-ja i sapodiplomuar beatmaker.”

Mezi po presim të dëgjojmë bashkëpunimin e pare mes vëllezërve Limani.