Një ndarje e sikletshme? Ron Zaiti fshin këngën me Semi Jaupin nga Youtube

Në episodin e kësaj të diele nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës kishte të ftuar personazhe të cilët kanë qenë më të hapur e të sinqertë se kurrë.

Në këtë spektakël argëtimi është kryefjala, por sigurisht nuk mund të mungojnë as emocionet e shumëllojshme e aq më pak deklaratat e papritura.

Një prej të ftuarave e kësaj mbrëmje ishte dhe Semi Jaupaj një nga personazhet më të përfolur së fundmi. Në një sfidë ku duhet të zbulonin sekrete për personazhe të ndryshëm një prej personazheve ishte dhe Ron Zaiti me të cilin Semi ka patur një bashkëpunim, por gjithashtu janë përfolur dhe për një lidhje midis tyre.

E vendosur në vështirësi Semi pranoi të tregonte që kënga që u përfol aq gjatë është fshirë nga Roni nga YouTube duke nënkuptuar që janë ndarë jo miqësisht dhe më tej Semi shtoi: Ça t’i bëj unë atij”.

Ndonëse nuk dihen ende arsyet pse kjo ka ndodhur, pasi vetë Semi ka dashur që kjo deklaratë të mbetet kaq!/tvklan.al