“Ju dua të gjithëve”, Mariana Kondi eleminohet nga Ferma Vip pasi humbi sfidën me Xhesikën

Xhesika Polo dhe Mariana Kondi ishin dy fermeret më pak të preferuara nga publiku.

Ato u përballën të dyja në një sfidë, ku fituese u shpall Xhesika. Ishte Mariana Kondi fermerja e cila la në gjysmë sfidën, duke u bërë kështu e eleminuara e mbremjes së sotme.

Aktorja është prekur dhe ka falenderuar gjithë fermerët për momentet e bukura që kaluan bashkë.

Largimi i saj ishte shumë emocionues ndërsa nuk mund të mbante lotët, të gjithë të tjerët qanë bashkë me ta.

“Ju dua shumë të gjithëve”, u tha ajo fermerëve teksa dilte.

living.al