FOTO/ Inteligjenca artificiale shfaq Katy Perry-n në Met Gala, nëna e këngëtares “bie pre”

Katy Perry nuk mori pjesë në Met Gala të këtij viti , siç ka zbuluar në Instagramin e saj.

Mirëpo orët e fundit po bëjnë xhiron e internetit fotot e saj dhe Rihanna-s, produkte të inteligjencës artificiale. Duket se ka rënë në sy mungesa e të dyavr në Met Gala, pasi prej vitesh ata kanë dhënë paraqitjet më mbresëlënëse.

Kështu fansat e tyre kanë dashur t’i “sjellin” në event edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. Është bërë virale fotoja fallco ku Katy Perry ka veshur një fustan të gjatë me lule dhe ka arritur të ngatërrojë edhe nënën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Madje ajo i ka dërguar një mesazh vajzës së saj për ta uruar për bukurinë dhe zgjedhjen e veshjes.

Katy Perry postoi mesazhin e saj në llogarinë e saj personale në Instagram, më pas u shkroi fansave të saj: “Nuk arrita të shkoja në Met. Më duhej të punoja”.

Në mesazhin e nënës së saj thuhej: “Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to.’

Katy Perry u përgjigj: “Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bej kujdes!”.

vizionplus.tv