Nga koka te këmbët, xhinsi na “pushton” sërish!

Xhinsi nuk del ndonjëherë nga moda, por këtë herë ka vendosur të na pushtojë nga koka tek këmbët.

Ky është trendi më i ri! Të vishesh e gjitha me xhins. Secila prej vajzave të showbizit e ka sjellë në mënyrën e vetë këtë trend duke nisur nga Dua që u shfaq me një veshje verore xhinsi, Sarah, Dafina, Laureta, të cilat kanë zgjedhur pantallona xhinsi dhe pjesën e sipërme në formë reçipetash xhinsi e deri tek Nicole Kidman, e cila në setin e ri fotografik ka veshur edhe doreza xhinsi.